Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U20 luan në Letoni në Evropianin e vitit tjetër

Të hënën është tërhequr shorti për kampionatet evropiane që vitin tjetër i luajnë Kombëtaret U20 dhe U18 të hendbollistëve. Bëhet fjalë për kampionate të divizionit B, ndërsa Kosova është paraqitur në të dy grupmoshat.

Në grupmoshën e 20-vjeçarëve do të organizohen dy kampionate evropiane, një në Bosnjë-Hercegovinë dhe një në Letoni. Shorti ka caktuar që Kosova U20 të luajë në Grupin B të kampionatit evropian që zhvillohet në Letoni.

Kosova do të jetë në grup me Bjellorusinë, Maqedoninë Veriore, Luksemburgun dhe Bullgarinë. Në Grupin A të kampionatit evropian që mbahet në Letoni do të garojnë Rumania, Turqia, Gjeorgjia, Letonia, Britania e Madhe dhe Belgjika.

Në Bosnjë-Hercegovinë, në Grupin A garojnë: Polonia, Ishujt Faroe, Sllovakia, Finlanda dhe Bosnjë-Hercegovina. Në Grupin B janë Çekia, Holanda, Mali i Zi, Estonia e Greqia.

Kampionatet do të mbahen gjatë verës së vitit të ardhshëm, ndërsa prej Kombëtares U20 të Kosovës priten paraqitje dhe rezultate të mira. Bëhet fjalë për një gjeneratë që premton, që pritet të plotësohet me emra të rinjë deri në verën e vitit tjetër.