Besa fiton derbin e fuqishëm me Prishtinën

Prishtina e Besa Famgas kanë zhvilluar ndeshje të fortë e të bukur për sy të dielen në derbin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në fund fitore shënoi kampioni aktual, Besa Famgas me rezultat 34:31. Me këtë fitore, Besa ka dalur në vend të parë me 12 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Ekipi pejan ka një ndeshje më pak të luajtur, ndërkohë që Prishtina e ka pësuar humbjen e parë. Besa i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme.

Të dy skuadrat, por sidomos Prishtina, kanë luftuar maksimalisht për fitore. Prishtinasit në pjesën e parë janë shfaqur më mirë dhe në pushim kanë shkuar me epërsinë 15:13. Me lojë të shpejtë Prishtina në pjesën e parë vazhdimisht ishte në epërsi prej disa golave.

Prishtinës në pjesën e parë iu lënduan dy lojtarë, Abazi e Gjuka, ndërkohë që pejanët ia dolën të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë dhe të arrijnë te fitorja.Prishtina ishte në lojë deri në minutat e fundit të ndeshjes, por Besa shfrytëzoi përvojën e lojtarëve dhe fondin më të pasur të lojtarëve për të fituar takimin.

L. Fetahu me 11 gola dhe O. Beshiri me 9 gola ishin më efikasët te Prishtina. Te Besa Famgas nga 6 gola i shënuan D. Tahirukaj, N. Prce e M. Kouri.

Të dielen janë luajtur edhe dy ndeshje tjera. Prizreni fitoi ndaj Dritës, ndërsa në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Vushtrrinë.

Prishtina – Besa Famgas 31:34 (15:13)

Prishtina: Beshiri 9, Gjuka, Prekazi 3, Sherifi, Kuleta, Hoxha, Fetahu 11, Abazi, Bajqinovci 8, Ademi, Agushi, Beqiraj.

Besa Famgas: Idrizi 5, Gjuka 3, Jupa 4, J. Muqolli 4, Tahirukaj 6, Y. Muqolli, Ramosaj, Vokshi, Kukrika, Prce 6, Visoka, Kouri 6, Mushkolaj, Luzha, Mihaljeviq, Mehmeti.

Prizreni – Drita 44:30 (23:17)

Prizreni: Koro, Etemi, Bytyqi, Thaqi 1, A. Krasniqi 3, S. Krasniqi 1, Gashi 3, Skenderi 1, Ahmetaj, Spahija 6, O. Krasniqi, Topalli 4, Mehmeti 11, Leka 9, Zherka 3, E. Bytyqi 2.

Drita: Sllamniku 12, Tosku 4, Latifi 2, Asllani, Isufi 12, Hasani, Kurti.

Vëllaznimi – Vushtrria36:33 (14:16)

Vëllaznimi: Hoxha, Pozhegu, Mamusha 1, Lluka 3, Halili 7, Luzha, Rama 4, Fana 8, Rexha 2, Morina, Neziri 11, Mehmeti.

Vushtrria: Pllana, Melenica, Gubetini 4, Emini, Klinaku 4, Sadiku, Abazxhiku 9, Jashari 4, Karaqa, Selaci, Miftari, Karagja 6, Musa 6.

Lajme tjera