Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në mesjavë luhen tri ndeshje të javës së pestë

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon me ndeshjet e xhiros së pestë, që luhen në mesjavë.

Do të luhen tri ndeshje kurse dy tjera janë shtyer për më vonë. Të mërkurën (nesër) është ndeshja në mes të Prizrenit dhe Kastriotit që fillon në ora 16:30. Prizreni është i teti me 2 pikë kurse Kastrioti i pesti me 4 pikë të mbledhura.

Dy ndeshje tjera janë të enjten. Nga ora 19:00 në Gjilan takohen Drita e Vushtrria. Drita është e fundit pa pikë, kurse Vushtrria e katërta me 5 pikë.

Prej orës 20:00 është ndeshja në mes të Llapit dhe Prishtinës. Llapi i ka 2 pikë në vend të shtatë, kurse Prishtina është e dyta me 8 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vend të parë.

Ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës është shtyer me marrëveshje të dy skuadrave, kurse dy ndeshjet e ardhshme të Besa Famgas po ashtu janë shtyer për shkak të angazhimit të lojtarëve të Besës në ekipet e tyre kombëtare. Besa Famgas në xhiron e pestë luan me Drenicën.