Kampioni aktual Istogu, ka fituar bindshëm në javën e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 46:28.
Që në pjesën e parë istogaset krijuan epërsi bindëse prej 12 golave. E. Muratoviq me 10 gola ishte më efikasja te Istogu. Te Vëllaznimi me efikasitet u dalluan A. Kursani e E. Radoniqi me nga 11 gola. Për Istogun ishte fitorja e dytë.
Fitore të shtunën shënuan edhe Prishtina e Shqiponja. Prishtina fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 24:19, ndërsa Shqiponja e mposhti Dritën me rezultat 38:17. Të premten Ferizaj e mposhti Kastriotin, kurse më 1 tetor Vushtrria fitoi ndaj Samadrexhës.
Shqiponja – Drita 38:17 (17:8)
Shqiponja: F. Ferizaj, Zogaj, L. Ferizaj, Nivokazi 13, Dobruna 3, Arapi 2, E. Ferizaj 3, Zogaj 1, Goqaj 4, Berisha 12.
Drita: Baftiari 7, Ibrahimi, Mustafa, Jashari 2, Hyseni, Vokshi 8, Reqani.
Vëllaznimi – Istogu 28:46 (11:23)
Vëllaznimi: Frrokaj 1, Kastrati 2, Mollakdarija, Kursani 11, Daija 1, Hoda, Gashi 1, Radoniqi 11, Varaku, Hana, Bytyqi, Berisha.
Istogu: Gashi 4, Shatri, Muratoviq 10, Rugova 6, Ahmetxhekaj, Halitaj, V. Rexhaj, F. Rexhaj 3, D. Rexhaj, Shehdadi, Ujkiq 3, Berisha 3, Milatoviq 8, Hetemi 6.
Prishtina – Jusuf Gërvalla 24:19 (13:10)
Prishtina: A. Krasniqi, Bregovina, Sefedini 4, Shala, Berisha 2, Matarova 4, Hashani, Sopjani 3, Arifi, Llapashtica, Ipçi 4, Stagova 5, B. Krasniqi, Mehmeti 2.
Jusuf Gërvalla: Imeraj 1, Çekaj 2, Gecaj 3, Berisha, Qufaj 1, D. Çekaj 3, Malaj 8, Tolaj 1, Shala, Hagjosaj.