Të dielen janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së parë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në Gjilan, Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Dritës me rezultat 41:25. Pas pjesës së parë epërsia e Prishtinës ishte nëntë gola (19:10).
A. Bajqinovci me 11 gola, B. Abazi me 10 gola dhe O. Beshiri me 9 gola janë dalluar me efikasitet te Prishtina. G. Misini e Y. Sllamniku shënuan nga 6 gola për Dritën.
Rezultat më i ngushtë ishte në ndeshjen Prizreni – Drenica, që u fitua po ashtu nga skuadra mysafire me rezultat 31:28. 16:10 në të mirë të Drenicës ishte rezultati pas pjesës së parë.
B. Gashi e Sh. Mehmeti shënuan nga 7 gola për Prizrenin, ndërsa te Drenica bindshëm më efikasi ishte K. Kastrati me 16 gola.
Prizreni – Drenica 28:31 (10:16)
Prizreni: Krasniqi, Buqaj, Rahmani, Topalli 1, Bytyqi, Etemi, Leka 3, S. Krasniqi 3, Spahia 1, Gashi 7, Skenderi, 3, Mehmeti 7, Ahmetaj 1, Lladrovci, Koro.
Drenica: Muqolli, Geci, Zekaj 4, Binaku, Baliu, M. Baliu, Hamza 4, Batatina 1, Kastrati 16, Zariqi, SAhiti 2, Gashi 3.
Drita – Prishtina25:41 (10:19)
Drita: Asllani, Bunjaku, Misini 6, Veliu, Tosku, Mehmeti, Huruglica 2, Aziz 2, Er. Huruglica 1, Latifi 4, Sllamniku 6, Isufi 4.
Prishtina: Fetahu 1, Ademi 2, M. Ademi 1, Hoxha 1, Agushi, Beqiraj, Beshiri 9, Abazi 10, Visoka, Bajqinovci 11, Gjuka 2, Prekazi 4.