Me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ka përfunduar kampionati evropian, Divizioni B, për Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja për vend të nëntë është luajtur të shtunën paradite, ndërsa fitore ka shënuar Azerbajxhani me rezultat 35:28. Kështu kombëtarja jonë ka përfunduar në vend të dhjetë.
Është pritur më shumë nga vajzat tona në këtë ndeshje, por ato nuk kanë treguar shumë në fushën e lojës. Në pjesën e parë loja ishte e barabartë, ndërsa kombëtarja jonë shpesh ishte në epërsi prej një goli. Pjesa e parë përfundoi 15:14 për Azerbajxhanin.
Shkëputja u bë në fillim të pjesës së dytë, ku vajzat tona nuk u gjenden si duhet. Si edhe në ndeshjet e kaluara, është shfaqur një krizë momentale në lojën tonë që na ka kushtuar me humbje. Përkundër përpjekjeve, vajzat nuk kanë mundur të kthehen më në lojë.
Evropiani në Itali i shërbeu kësaj gjenerate për të fituar përvojë. Për herë të parë ky grup vajzash luajti së bashku dhe janë bërë hapa para drejt komponimit të ekipit. Por vajzat e poashtu shtabi teknik, kanë kuptuar se u duhet shumë punë për të prekur nivele më të larta, që edhe i synojmë.
Kosova – Azerbajxhani 28:35 (14:15)
Kosova: F. Ferizaj, Lajçi, M. Mulaj 6, Maloku 2, E. Mulaj 5, Devçe, Istrefi 4, Nivokazi 2, Kurteshi, Salihu 8, Mollakadrija, E. Ferizaj 1, L. Ferizaj, Berisha