Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vajzave tona u kushtoi fillimi i keq

Fillimi shumë i keq i ndeshjes i ka kushtuar Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (femrat). Në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali, Kombëtarja jonë të hënën humbi nga Izraeli me rezultat 25:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:7 për izraelitet.

Ato krijuan epërsi prej 9:0 në fillim të ndeshjes duke shfrytëzuar mungesën e koncentrimit në kombëtaren tonë. Më pas vajzat tona u kthyen në lojë, ishin të barabarta e në momente edhe më të mira, por nuk ia dolën të shkrijnë rezultatin e lartë të fillimit të ndeshjes.

Më 8 gusht kombëtarja jonë e luan ndeshjen e fundit në grup, ndaj Islandës. Më pas i ka edhe ndeshjet për plasman përfundimtar. Ky evropian i shërben kombëtares tonë për të fituar përvojë dhe për komponim. Është hera e parë që ky grup vajzash luan së bashku.

Kosova – Izraeli 18:25 (7:13)

Kosova: F. Ferizaj, Lajçi 8, M. Mulaj, Maloku, E. Mulaj 1, Devçe 1, Istrefi 1, Nivokazi 3, Kurteshi, Salihu 4, Mollakdrija, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Berisha.