Zhegra është larguar nga Superliga e seniorëve, por në fundjavë është dëshmuar sërish se hendbolli zhegras ka të ardhme të ndritur. Për herë të dytë rresht Zhegra e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve. Ndeshjet përfundimtare të pionierëve janë luajtur në Gjilan. Të shtunën ishin çerekfinalet, ndërsa të dielen u luajtën gjysmëfinalet, ndeshja për vend të tretë dhe finalja.
Zhegra të shtunën në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin, ndërsa të dielen në gjysmëfinale fitoi ndaj Besa Famgas me rezultat 31:20. Në gjysmëfinalen tjetër Prishtina e mposhti Sh.H. Besa Famgas me 29:8 dhe kështu kaloi në finale.
Finalja mes Prishtinës dhe Zhegrës ishte e fortë dhe dramatike. Pas pjesës së parë rezultati ishte 8:8. Në të dytën zhegrasit ishin më të mirë dhe fituan me rezultat 24:22. Kështu Zhegra ka mbrojtur titullin e fituar para një viti.
Për vend të tretë u takuan Shkolla e Hendbollit Besa Famgas dhe Besa Famgas.Fitore shënoi Besa Famgas, përkatësisht ekipi i parë i pionierëve të klubit pejan.
Finalja
Prishtina – Zhegra 22:24 (8:8)
Prishtina: Karabeg, Kastrati, Tahiri 1, Ramadani 1, D. Ramadani 9, Havolli 6, Mjekiqi 4, Shabani 1, Vitija, Koliqi, Gjokaj, Haziri.
Zhegra: Tahiri 3, Sadriu, Goçi, Shaqiri 3, Rexhepi 4, Demi, El. Shaqiri 8, Murseli 5, Kurexhaj, Fazliu, Sahiti.