Të shtunën janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final Four të Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Në “Lanxess Arena” në Koeln të Gjermanisë janë zhvilluar dy ndeshje me hendboll superior. Në gjysmëfinalen e parë Aalborgu danez e befasoi Paris Saint-Germainin duke e mposhtur me rezultat 35:33. Felxi Claar ishte më efikasi te Aalborgu me 9 gola. 7 gola për PSG-në i shënoi Nedim Remili.
Aalborgu është bërë skuadra e parë daneze që do të paraqitet në finale.
Në gjysmëfinalen e dytë janë takuar Barça dhe Nantesi. Ndeshja ishte e nivelit shumë të lartë, ndërsa fjalën kryesore e kishin portierët. Në fund fitoi Barça me 31:26. Dika Mem shënoi 6 gola për Barçën, kurse nga 4 i kishin Jure Dolenec e Aleix Gomez Abello.
Te Nantesi 6 gola i shënoi Valero Rivera Folch, kurse nga 4 i realizuan Theo Monar e David Balaguer Romeu.
Të dielën prej orës 15:15 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja në mes të Aalborgut dhe Barçës është prej orës 18:00.