Afat i pasur kalimtar: Mushkolaj te Deçani, Mustafa te Prishtina

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për hendbollistë dhe hendbolliste. Ndonëse në mes të kampionatit, afati ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat.

Mjedis kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesve të Kosovës.

Kështu Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të kampionatit pritet të luaj për Deçanin. Ai ka bërë kërkesë për huazim nga Besa Famgas. Te Deçani ka kaluar edhe portieri Flakrim Beqiraj, që për shumë vjet ishte pjesë e Prishtinës.
Një tjetër reprezentues, Festim Mustafa, ka bërë kërkesë për të kaluar nga Kastrioti te Prishtina. Prishtina ishte shumë aktive duke transferuar edhe Petrit Prekazin (Rahoveci), Arbër Sylejmanin (Kastrioti) dhe Menot Pozhegun (Vëllaznimi).

Trepça ka kthyer nga Prishtina portierin Behar Terziqi, ndërsa ka angazhuar edhe Muhamed Dubovcin e Drenicës.
Gjithsej ishin 19 kërkesa për kalim nga klubi në klub. Për regjistrim të dyfishtë është vetëm një kërkesë.
Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet ta kenë dokumentacionin e kompletuar, sipas rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre.

Kërkesat për ndërrim nga klubi ne klub janë:

nrEmri Mbiemringa Klubine Klubin 
1Behar TerziqiKH PrishtinaKH Trepça 
2Muhamet DubovciKH DrenicaKH Trepça 
3Flakrim BeqirajKH PrishtinaKH Deqani 
4Arbios MushkolajKH Besa FamgasKH DeqaniHuazim
5Petrit PrekaziKH RahoveciKH Prishtina 
6Arber SylejmaniKH KastriotiKH Prishtina 
7Festim MustafaKH KastriotiKH Prishtina 
 8Lulzim SadikuKH VushtrriaKH Samadrexha 
9Menot PozheguKH VellaznimiKH Prishtina 
10Ylber MjekuKH PrishtinaKH Ulpiana 
11Vedat LlapashticaKH PrishtinaKH Ulpiana 
12Rifat VisokaKH LlapiKH Rahoveci 
13Elion VokshiKH Besa FamgasKH RahoveciHuazim
14Rilind EminKH SamadrexhaKH Vushtrria 
nrEmri Mbiemringa Klubine Klubin 
1Marisa BerishaKHF VellaznimiKHF Shqiponja 
2Tringa GolaKHF VellaznimiKHF Shqiponja 
3Alba BardhiKHF VellaznimiKHF Shqiponja 
4Adea CurriKHF VellaznimiKHF Shqiponja 
5Diola MalokuKHF VellaznimiKHF Shqiponja 
6Kaltrina KlinakuKHF KEKKHF Ulpiana 

Hendbollistët dhe hendbollistët të cilët kanë aplikuar rexhistrim te dyfishtë:

Nr.Emri MbiemriNga klubiNe Klubin
1Ereza TafilajKHF IstoguKHF Dukagjini

Lajme tjera