Ahmetxhekaj: Pasi të shijojmë trofetë, përgatitemi për ndeshjet evropiane

Blerta Ahmetxhekaj ishte pjesë e rëndësishme e Istogut në kampanjën që solli dy trofetë e hendbollit kosovar, atë të kampionit dhe Kupën. Portierja istogase ka pasur paraqitje të mira në Final Four të Kupës, që fundjavën e kaluar u zhvillua në Ferizaj.

Istogu fillimisht kaloi Prishtinën e në finale e mposhti Ferizajn.

“Arritëm të mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë , ashtu si kemi pritur dhe kemi synuar që në fillim të edicionit – me të dy trofetë. Këtë edicion na karakterizoj angazhimi maksimal në secilën ndeshje. Pavarësisht lëndimeve me të cilat jemi përballur, i fituam të gjitha 28 ndeshjet. Tani do t’i shijojmë disa ditë trofetë, pastaj prioritet i kemi ndeshjet në Evropë për të cilat kemi synime të qarta”, ka theksuar Blerta Ahmetxhekaj.

Lajme tjera