Albana Arifi: Nuk do të jetë lehtë, por shpresoj se do të kualifikohemi

Albana Arifi ne akcion kunder Gjermanise

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Albana Arifi, ka respekt për kundërshtarët në kualifikimet për Botërorin 2021, por nuk e vlerëson të pamundur kualifikimin. Shorti i tërhequr të mërkurën ka bërë që Kosova të luaj me Austrinë dhe Italinë.

Ndeshjet do të luhen në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit në Austri. Kosova synon dy vendet e para që dërgojnë në fazën e dytë

Albana, që bën karrierë në Suedi, për herë të parë do të luajë në kualifikime për Botëror. “Ndoshta dikush mund të mendojë se kemi pasur fat në short, por unë personalisht kurr nuk i nënvlerësoj kundërshtarët. Kam respekt për secilin ekip kundër të cilit garoj. Futem në fushë me seriozitetin më të madh dhe luaj sikur të përballem me ekipin më të fortë në botë”, ka thënë Arifi për faqen zyrtare të FHK-së.

Sipas lojtares tonë të rëndësishme, Kombëtarja duhet të përgatitet maksimalisht dhe të hyjë në fushë për të fituar.

“Jo rrallë herë ndodhë që ekipet të cilat nuk janë llogaritur favorite, kanë befasuar. Italia dhe sidomos Austria, janë ekipe me përvojë të gjatë dhe nuk do të jetë e lehtë të ballafaqohemi me to. Ne nuk kemi përvojë të gjatë në arenën ndërkombëtare dhe kjo nuk e bën më të lehtë ballafaqimin tonë. Kapitenja jonë, Leonora Demaj, është e lënduar dhe shpresoj shumë që deri në nëntor do të rikuperohet dhe do të kthehet në fushë, për ta udhëhequr kombëtaren tonë”, ka theksuar Albana, që është në formë të mirë.

Ajo është rregullisht e angazhuar te skuadra e saj, Lugi, por po ashtu zhvillon ushtrime të rregullta individuale.

“Nëse edhe bashkëlojtaret tjera zhvillojnë ushtrime të duhura, shpresoj shumë se do t’ia dalim të kualifikohemi tutje”, ka theksuar Albana Arifi.

Prej saj presim kontribut të madh në këtë cikël eliminator, që t’i jap krah Kombëtares tonë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova