Albina Rugova lëndohet rëndë, mungon rreth gjashtë muaj

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Albina Rugova, ka pësuar lëndim serioz. Ajo është lënduar gjatë një dueli në ndeshjen e fundjavës në mes të Prishtinës dhe Istogut. Albina është kapitene e Istogut dhe njëra prej lojtareve kryesore të kësaj skuadre.

Rugova është po ashtu lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës. Paraqitet në pozitën e alos. Sipas njoftimit të Istogut, Albina Rugova ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit. Ajo do të mungoj rreth gjashtë muaj nga terrenet e hendbollit.
FHK-ja i dëshiron shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.

Lajme tjera