Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Aprovohen Propozicionet e Garave, shorti më 24 gusht kurse edicioni nis më 15 shtator

Bordi i FHK-së më 15 gusht mbajti mbledhjen e 13-të nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, në të cilën u shqyrtuan pika të rendit të ditës që kanë të bëjnë me fillimin e garave të Kampionatit të Kosovës për edicionin 2018/19.

Bordi pasi shqyrtoi materialet e përgatitura nga Komisari i Garave të cilat ishin dërguar në diskutim publik te klubet, shoqatat dhe punëtorët sportiv, pas një diskutimi konstruktiv aprovoi:

–        Propozicionet e garave për edicionin 2018/19

–        Propozicionet e garave të Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2018/19

Bordi mori vendim që tërheqja e shortit për Superligën e meshkujve dhe femrave të bëhet më 24 gusht, kurse garat në Superligën e meshkujve dhe femrave nisin më 15/16 shtator 2018.

Bordi në këtë mbledhje mori vendim edhe për shumën e kotizimeve për edicionin 2018/19 për të dy konkurrencat dhe kategoritë, që do të jetë si vijon:

–        1500 euro në Superligën e meshkujve, nga te cilat FHK-ja mbulon 500 euro, kurse klubet do të paguajnë 1000 euro ne dy këste, vjeshtë dhe pranverë nga 500 euro.

–        750 në Superligën e femrave, nga te cilat FHK-ja mbulon 250 euro, kurse klubet do te paguajnë 500 euro në dy këste, vjeshtë dhe pranverë nga 250 euro.

–        400 euro në Ligën e parë të meshkujve, nga te cilat FHK-ja mbulon 200 euro, kurse klubet do te paguajnë 200 euro në dy këste, vjeshtë dhe pranverë nga 100 euro.

–        200 euro në Ligën e parë të femrave, nga te cilat FHK-ja mbulon 100 euro, kurse klubet do te paguajnë 100 euro në dy këste, vjeshtë dhe pranverë nga 50 euro.

Bordi mori vendim edhe për subvencionimin  e klubeve për garat e Kupave të EHF-së për edicionin 2018/19 si vijon:

a)     FHK-ja do të mbështet në rrethin e parë të garave skuadrat kampione në të dy konkurrencat duke ua paguar këto shpenzime:

–        Transportin (Autobusin apo biletat e aeroplanit , varësisht nga largësia e vendit të zhvillimit të ndeshjes) e siguron FHK-ja për 18 persona sipas Rregullores se EHF-së për garat e Kupave të EHF-së.

–        Akomodimin e skuadrës mysafire (në tri rrethet e para për 18 persona sipas Rregullores së EHF-së për garat e Kupave të EHF-së)

–        Akomodimin e personave zyrtarë

–        Transportin e personave zyrtarë (në bazë të biletave që i sjellin personat zyrtarë, apo në rastin tjetër i rezervon dhe i siguron FHK-ja).

–        Obligohen skuadrat që për çdo korrespodencë me klubet lidhur me zhvillimin e ndeshjeve ta informojnë edhe FHK-në, sidomos kur kemi te bëjmë me zhvillimin e dy ndeshjeve në një vend, në të kundërtën FHK-ja nuk merr obligime. Korrespodencat me email duhet të adresohen (CC) edhe te FHK-ja në adresën elektronike:
office@kosovahandball.info.

–        Skuadrat janë të obliguara që në fanellat e ndeshjes te kenë logon e FHK-së.

b)     Skuadrat pjesëmarrëse në CHALLENGE CUP për edicionin 2018/19 në të dy konkurrencat nga FHK-ja do të mbështeten me nga 2500 €.

–        Obligohen skuadrat që çdo korrespodencë me klubet kundërshtare lidhur me zhvillimin e ndeshjeve ta informojnë edhe FHK-në, sidomos kur kemi te bëjmë me zhvillimin e dy ndeshjeve në një vend, në të kundërtën FHK-ja nuk merr obligime. Korrespodencat me email duhet të adresohen (CC) edhe te FHK-ja në adresën elektronike: office@kosovahandball.info .

–        Skuadrat janë të obliguara qe në fanellat e ndeshjes të kenë logon e FHK-së.

c)      Çdo faturë e cila kalon shumën mbi 500 euro duhet te bëhet me transaksion bankar si dhe të ketë kontratë.

Bordi në mbledhje shqyrtoi edhe fillimin e shkollimit të trajnerëve sipas programit të EHF-së të quajtur RINK, dhe mbetet te SHGJHK-ja si bartëse e shkollimit dhe edukimit të trajnerëve që në afat shtatë ditorë te hap konkursin dhe të shpall kushtet për regjistrimin e kandidatëve të interesuar për këtë nivel edukimi.

Në fund Bordi shqyrtoi edhe obligimet e klubeve ndaj FHK-së, dhe mori vendim që të gjitha klubet apo individët obligimet e deritashme t’i përmbushin para fillimit të edicionit 2018/19, duke ju lehtësuar që pagesën ta bëjnë edhe me anë të riprogramimit të obligimeve në këste.

Pagesa e kotizimeve për edicionin 2018/10 është e obliguar të bëhet shtatë ditë para fillimit të Kampionatit 2018/19.