Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Arbër Qerimi e Belgjika me fitore historike në Botëror

Më 7 nëntor të vitit 2021, Kosova e Belgjika kishin luajtur baras, 28:28, në Prishtinë. Saktësisht një vit më parë, më 15 janar 2022, Belgjika kishte fituar me mund, 33:29, ndaj Kombëtares sonë në kualifikimet për Botëror.
Tani Belgjika po luan në Kampionatin Botëror dhe të dielën shënoi fitore historike. Është kjo pjesëmarrja e parë e Belgjikës në Botëror. Pas humbjes nga Danimarka në ndeshjen e parë, Belgjika të dielën në Malmo e mposhti Tunizinë me rezultat 31:29.
Hendbollisti nga Kosova, Arbër Qerimi, e udhëhoqi Belgjikën drejt fitores. Ai ishte më efikasi me gjashtë gola. Gjashtë golat i shënoi nga nëntë tentime. Të kujtojmë që Arbëri është djali i selektorit të Kombëtares sonë, Bujar Qerimi.
Belgjika ka bërë hap të madh drejt kalimit në raundin e dytë. Ndeshjen e fundit në grupin H e luan të martën ndaj Bahrejnit.

Lajme tjera