Të martën janë luajtur ndeshjet e fundit në raundin preliminar të Kampionatit Botëror të hendbollit. Botërori i hendbollistëve po zhvillohet në Poloni e Suedi, ndërsa tashmë janë përcaktuar grupet e fazës së dytë.
Në kuadër të grupit F, Argjentina ka mposhtur Maqedoninë e Veriut për të bërë vend në fazën e dytë. Madje argjentinasit fituan bindshëm, 35:26 për të bërë vend në fazën tjetër. Ndërkohë Maqedonia e Veriut pësoi humbjen e tretë dhe nuk kaloi në fazën e dytë. Diego Simonet udhëhoqi Argjentinën me tetë gola. Filip Taleski shënoi 5 gola për Maqedoninë e Veriut.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Norvegjia me kthim të madh në rezultat e mposhti Holandën me 27:26. Holanda kishte katër gola epërsi pas pjesës së parë, por norvegjezët shfaqën nivelin në pjesën e dytë. Sander Sagosen udhëhoqi Norvegjinë me shtatë gola, sa i kishte edhe Kirsten Smits i Holandës.
Arbër Qerimi i shënoi 5 gola për Belgjikën që humbi 30:28 nga Bahrejni. Belgjika megjithatë avancon në fazën e dytë.
Në grupin e parë të raundit kryesor do të garojnë: Spanja, Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Polonia dhe Irani. Në grupin e dytë janë Suedia, Portugalia, Islanda, Hungaria, Brazili dhe Kepi i Gjelbër.
Grupi i tretë përbëhet nga Norvegjia, Gjermania, Serbia, Holanda, Katari dhe Argjentina.
Danimarka, Egjipti, Kroacia, Bahrejni, Belgjika dhe SHBA-ja janë në grupin e katërt.
Ndeshjet e fazës së dytë nisin menjëherë të mërkurën.