Arifi në kursin ASMC 2

Në foto shihet administratori i garave në FHK, Muhamet Arifi.

Administratori i garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi, po merr pjesë në kursin për Menaxhim të Avancuar Sportiv, ASMC 2, që e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës.

ASMC 2 ka nisur të shtunën ndërsa vlerësohet i rëndësishëm për avancimin e mëtejmë profesional të zyrtarit të federatës tonë. Në ASMC 2 po marrin pjesë udhëheqës dhe përfaqësues të federatave sportive.

Në kurs është duke u ligjëruar për planet strategjike, kurse ligjërues në kurs janë presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, pastaj Ibër Alaj e Elda Gjoka.

Lajme tjera