Arlinda në pritje të operimit, do të mungojë për kohë të gjatë

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e së enjtes së kaluar ndaj Qipros. Arlinda ishte e pandalshme në atë ndeshje duke shënuar shtatë gola nga shtatë tentime. U shpall më e mira në fitoren 30:21.

Por në pjesën e dytë, 19-vjeçarja që bën karrierë në elitën e Danimarkës, pësoi lëndim serioz të gjurit. Ajo nuk mundi të ndihmojë Kombëtaren në ndeshjet me Luksemburgun dhe Portugalinë, por ka përkrahur bashkëlojtaret nga tribuna.

Arlinda tashmë është kthyer në Danimarkë, ndërsa po pret që t’i caktohet termini për operim në gju. Operimi është i domosdoshëm, ndërsa faza e rikuperimit do të zgjatë prej 9 deri në 12 muaj.

Arlinda po ndihet më mirë dhe nuk ka më dhimbje në gju. Por lëndimi i saj erdhi në momentin më të keq, kur po kalonte formë vërtetë të lartë.

Arlinda ka këputur ligamentin e përparmë kryqëzor, ndërsa ka zgjatje të ligamentit anësor të brendshëm.
FHK-ja i dëshiron shërim të shpejtë dhe të suksesshëm Arlindës.

Lajme tjera