Në atmosferë të shkëlqyer ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Të hënën pasdite në Luksemburg është mbajtur stërvitja e parë.
Nën urdhrat e selektorit Agron Shabani ishin të gjitha hendbollistet, ndërsa shtabi teknik e çmon atmosferën shumë pozitive dhe përkushtimin e vajzave për të shfrytëzuar ditët në dispozicion për përgatitje sa më të mirë.
Deri të enjten Kombëtarja jonë do të jetë në Luksemburg e më pas udhëton për në Belgjikë, ku të premten e të shtunën janë ndeshjet me Belgjikën e Bosnjë-Hercegovinën.
Synohen fitore për të avancuar nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Pritet edhe përkrahje e bashkatdhetarëve tanë në vendet e Beneluksit dhe vendet tjera evropiane.