Atmosferë e shkëlqyer te Kosova U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) është mbledhur të hënën në Gjakovë për kampin e dytë me këtë gjeneratë. Menjëherë të hënën, hendbollistet e reja kanë zhvilluar stërvitjen e parë.
Kryetrajneri Mitat Ferati është i kënaqur me atmosferën në Kombëtare dhe me përkushtimin dhe angazhimin e vajzave.

Në fund të grumbullimit, Kombëtarja U17 do të luaj një ndeshje kontrolluese me Kombëtaren U19.
Kombëtarja U17 po konsolidohet dhe po kompletohet për Kampionatin Evropian të verës së ardhshme. Kampi i parë ishte plotësisht i suksesshëm, ndërsa edhe fillimi i kampit të dytë premton zhvillim dhe avancim të mëtejmë.

Lajme tjera