Atmosferë e shkëlqyeshme në “Raiffeisen Kamp”

Ndonëse puna filloi të hënën, të martën është bërë hapja zyrtare e “Raiffeisen Kampit Veror 2019” që po mbahet në Gjakovë. Kampin zyrtarisht e ka hapur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ndërsa prezent ishin edhe anëtarët e bordit, Berat Dana e Leonard Cula dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci.

Drejtuesit e Federatës më pas nga afër kanë parë kushtet dhe mënyrën e funksionimit të kampit tradicional, që këtë vit mbahet me mbështetjen e Raiffeisen Bank. Mbi 50 hendbolliste të reja dhe mbi 20 hendbollistë të rinjë po punojnë me shumë përkushtim, ndërsa atmosfera te kampistët është e shkëlqyeshme.

Lajme tjera