Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Atmosferë pune te Kombëtaret U19 dhe U17

Kombëtaret U19 dhe U17 të Kosovës në hendboll (vajzat) janë mbledhur në Prishtinë në prag të garës IHF Trophy për zonën evropiane.
Të dy Kombëtaret tona kanë nisur punën që të jenë sa më gati për kampionatin që prej 11 deri më 15 tetor mbahet në Prishtinë. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa vajzat janë të motivuara për të dhënë maksimumin për ta fituar ngjarjen që është kualifikuese për Botërorët e grupmoshave përkatëse.
Stërvitjet po zhvillohen në palestrën “1Tetori”, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet e IHF Trophy.
Të dy Kombëtaret stërvitjet e radhës i kanë të dielën.

Lajme tjera