Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Atmosferë pune te Kombëtarja U18

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës po punojnë me përkushtim dhe seriozitet maksimal. Ata janë grumbulluar të dielën në Prishtinë, ndërsa kanë vazhduar me stërvitje edhe të hënën.

Grumbullimi treditor përfundon të martën.
Stërvitjet po mbahen në Bardhosh, ndërsa po drejtohen nga selektori i Kombëtares A, Bujar Qerimi.
Selektori Qerimi është i kënaqur me angazhimin e të rinjve, ndërsa e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë grumbullim. Janë ftuar 25 hendbollistë të rinj të klubeve tona.
Është ky grumbullimi i dytë i kësaj gjenerate, që prej 20 deri më 23 dhjetor do të paraqitet në një turne përgatitor në Belgjikë. Në Belgjikë, Kombëtarja jonë do të ketë ndeshje me Belgjikën, Poloninë dhe Luksemburgun.
Ndërkohë në janar, Kombëtarja U18 paraqitet në kualifikimet për Evropian, në Shkup.