Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për kampionatin botëror të muajit të ardhshëm.
Ushtrimet po zhvillohen në Banjë të Pejës, ndërsa atmosfera është shumë e mirë. Të hënën, djemtë dhe shtabi teknik shfrytëzuan pushimin mes stërvitjeve për t’u relaksuar në qytetin e bukur të Istogut.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Istogut, Drin Sadikaj ka organizuar një pritje për lojtarët dhe shtabin teknik në restoranin e njohur “Trofta”. Takimi me zyrtarët istogas është bërë në kuadër të bashkëpunimit dhe përkrahjes dhe poashtu të përpjekjeve për ofrimin e kushteve sa më të mira për kombëtaren tonë.