Istogu e fiton gjysmëfinalen e parë

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu të enjten mbrëma e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 29:21. Ndeshja u zhvillua në Banjë. Istogut, që të dielën e fitoi Kupën e Kosovës, i duhet edhe një fitore për kualifikim […]
Tjetër superndeshje mes Kastriotit e Besa Famgasit, ferizajasit fitojnë pas vazhdimeve

Kastrioti e Besa Famgasi kanë ofruar tjetër ndeshje spektakolare. Të enjten në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e Besa u përballën në gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll. Për ta vendosur fituesin nuk mjaftuan 60 minuta. U luajtën dy vazhdime nga pesë minuta, ndërsa fitorja në fund i takoi Kastriotit me […]
Paraqitje dhe fitore bindëse e Samadrexhës në Ferizaj

Me një paraqitje bindëse, Samadrexha e ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshja u zhvillua të enjten pasdite në Ferizaj, ndërsa samadrexhaset fituan 31:23. Kësaj skuadre i duhet edhe një fitore për kualifikim në finale të plejofit. Samadrexha e nisi ndeshjen […]
Rahoveci bën hapin e parë drejt finales së madhe

Rahoveci i është kthyer garës për titull të kampionit dhe fitoreve po ashtu. Në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 47:30. Tani “vreshtarëve” u duhet edhe një fitore për të kaluar në finale. Ndeshja e dytë është […]
Gjysmëfinale interesante te hendbollistet

Me dy ndeshjet e së enjtes fillon plejofi në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Në program janë gjysmëfinalet e para. Nga ora 16:00 në palestrën “Bill Clinton” takohen Ferizaj e Samadrexha. Këto dy skuadra u përballën në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa ferizajaset shënuan fitore pas dominimit në pjesën e dytë.Ferizaj synon tjetër […]
Gjysmëfinalja e plejofit, përsëritje e superfinales së Kupës

Pasi u përballën në finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Kastrioti e Besa Famgasi do të përballen sërish të enjten (nesër) në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton”. Të dielën arena në Ferizaj ishte e stërmbushur me 3000 shikues […]
Qerimi shpall listën për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur të mërkurën listën e hendbollistëve të ftuar për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën. Për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar Amar Muqolli, ndërsa kthehet Olsi Mulaj. Bëhet fjalë për dy hendbollistët e talentuar të Besa Famgas që shkëlqyen me Kosovën U18. Kthehet edhe Arbios […]
Fillon plejofi, Rahoveci e synon të mërkurën hapin e parë drejt finales

Pas një turneu shumë të mirë të Kupës së Kosovës në hendboll, gara vazhdon në kampionatin e Kosovës. Në mesjavë janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit. Të mërkurën prej orës 20:00 është takimi Rahoveci – Prishtina, që zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma”. Rahoveci e ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e parë. […]
Ndërroi jetë Zeki Loxha, ish-kryetar i KH Trepça

Ka ndërruar jetë Zeki Loxha, ish-kryetar i klubit të hendbollit Trepça.I ndjeri e drejtoi klubin mitrovicas në periudhën më të lavdishme të tij, kur “xehetarët” u inkuadruan në ligën e parë federative dhe luajtën në atë ligë.Loxha ishte kryetar i klubit mitrovicas nga viti 1979 e deri në vitin 1981.Zeki Loxha ka mbajtur pozita të […]
Shumë dekada në hendboll, Istref Sadriu tërhiqet në fund të edicionit

Gjatë Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll, që në fundjavë u mbajt në Ferizaj, Federata e Hendbollit e Kosovës ka nderuar me plaketë falënderimi Istref Sadriun, që ka dhënë kontribut për gati pesë dekada në hendbollin e Kosovës. Plaketën, Sadriut ia dorëzoi Muhamet Arifi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. […]