Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Bullgarinë, kualifikohet në gjysmëfinale

Olt Kabashi priti një penallti në minutën e 59-të, ndërsa bëri dy pritje tjera në minutën e 60-të për ta udhëhequr Kosovën U18 drejt fitores ndaj Bullgarisë. Kosova e fitoi 35:33 ndeshjen dramatike ndaj Bullgarisë, të mërkurën në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane. Me fitore, Kosova U18 u kualifikua në gjysmëfinale nga […]

Kastriot Jupa vazhdon kontratën me klubin gjerman

Lojtari i rëndësishëm i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa, e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me klubin gjerman Cottbus. Me kontratën e re, pivoti Jupa do të jetë te Cottbusi deri në verën e vitit 2027. Ai është shumë i rëndësishëm te Cottbusi, ndërsa te Kosova është zëvendës-kapiten dhe lojtari me më së […]

Kosova U20 mposhtet në ndeshjen e parë

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në IHF Trophy për zonën evropiane. Në ndeshjen përmbyllëse të së martës, Kosova U20 humbi nga Qiproja me rezultatin 24:18. Qipriotët që në pjesën e parë dëshmuan nivel më të lartë të angazhimit dhe të hendbollit të luajtur. Dhe në pjesën e dytë […]

Nismë e mbarë e Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane. Të martën mbrëma në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Moldavisë me rezultat 35:26. Ndeshja i takoi Grupit B, ku bën pjesë edhe Bullgaria. Në pjesën e parë djemtë tanë bënë shkëputje të lehtë në rezultat, ndërsa […]

Kërkesa të shumta për ndryshim të skuadrës

Ka përfunduar miniafati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar.Ka pasur kërkesa të shumta për ndryshim të skuadrës, sidomos nga hendbollistet.Kështu, dy lojtaret turke që ishin në shtateshën më të mirë të vitit të kaluar, Fetane Uzunlar e Sevdanur Ozkan, kanë bërë kërkesë për kalim nga Samadrexha te Vushtrria.Natalija Milatoviq, që ka luajtur për Kosovën, ka […]

Hapet zyrtarisht Kampionati IHF Trophy për zonën evropiane

Të martën pasdite është hapur zyrtarisht kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistët e rinj (U18) dhe ata juniorë (U20). Në këtë ngjarje po marrin pjesë 11 ekipe kombëtare. Ndeshjet po zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Hapjen zyrtare të IHF Trophy e bënë presidenti i Fedetatës së Hendbollit të Kosovës, […]

Të martën fillon Kampionati Botëror i Hendbollit

Të martën fillon Kampionati Botëror i hendbollit në konkurrencë të meshkujve.Botërori mbahet në Kroaci, Danimarkë dhe Norvegji. Është edicioni i 29-të i ngjarjes globale.Për herë të parë Kampionati Botëror mbahet në tri vende të ndryshme.Në Botëror do të garojnë 32 ekipe kombëtare.Në Grupin A janë Gjermania, Çekia, Polonia e Zvicra. Grupi B përbëhet nga Danimarka, […]

Çdo gjë gati për IHF Trophy, nesër ndeshjet e para

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistët e grupmoshës U18 dhe U20. Ndeshjet e para në program janë të martën, ndërsa e gjithë ngjarja do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Te të rinjtë (U18), shtatë ekipet […]

Genc e Getoar Bujupi i drejtuan tri ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës kanë nisur me drejtimin e ndeshjeve evropiane për vitin 2025. Në Varna të Bullgarisë, prej të premtes deri të dielën është zhvilluar faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të hendbollistëve për vitin 2028. Tri ndeshje në këtë fazë kualifikuese i drejtuan gjyqtarët tanë, Genc e Getoar Bujupi. […]

Kupa e Norvegjisë dhe debutimi në Champions – fillimi i furishëm i Gjikokajt te Storhamari

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka debutuar të shtunën në Ligën e Kampionëve. Gjikokaj bëhet hendbollistja e parë shqiptare që luan në garën elitare evropiane.Në kuadër të xhiros së nëntë të Grupit A, skuadra e Gjikokajt, Storhamar, pësoi 31:28 në Rumani nga skuadra Gloria.Në fakt skuadra norvegjeze ishte në epërsi thuajse gjithë kohën, […]