Bajçinca, delegate e EHF-së në kualifikimet për Evropian

Në foto shihet delegatja e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Shqipe Bajçinca Brestovci.

Federata e Hendbollit të Kosovës e kishte përfaqësuesen e saj në turneun e fazës së parë të kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollisteve që mbahet në vitin 2020.

Shqipe Bajçinca Brestovci ishte delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në garën që prej të premtes deri të dielen është mbajtur në Veria të Greqisë. Profesoresha Bajçinca ishte delegate e EHF-së në të gjitha ndeshjet, së bashku me Vladimir Joviqin e Bosnjë-Hercegovinës.

Anëtarja e FHK-së edhe një herë ka kryer punën si delegate me përkushtim maksimal dhe me sukses të plotë. Kështu Federata jonë vazhdon të përfaqësohet gjithnjë e më shumë me delegatë dhe gjyqtarë në ndeshje dhe gara të rëndësishme evropiane.

Gjatë tri ditëve janë luajtur gjashtë ndeshje, ndërsa në fazën e parë kualifikuese për “Euro 2020” u paraqitën Greqia, Izraeli, Luksemburgu e Finlanda. Greqia i fitoi tri ndeshjet dhe kështu avancoi në fazën e dytë kualifikuese.

Kombëtarja jonë e hendbollisteve për shkak të ngritjes në vitet e fundit nis kualifikimet direkt prej fazës së dytë, për herë të parë. Është në Grupin 3 së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Ndeshjet e para vajzat tona i luajnë në fund të shtatorit. Ndeshja Sllovenia – Kosova luhet më 25 apo 26 shtator, ndërsa ndeshja Kosova – Gjermania luhet me 28 apo 29 shtator.

Lajme tjera