Delegatja nga Kosova, Shqipe Bajçinca –Brestovci ishte delegate e EHF-se për ndeshjen në mes të Malit të Zi dhe Italisë që i takoi fazës së dytë kualifikuese për evropianin e këtij viti për hendbolliste. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën në Podgoricë para 1350 shikuesve. Fitore shënoi Mali i Zi me rezultat 28:22.
Profesoresha Bajçinca po e rrit gjithnjë e më shumë prezencën e saj në ndeshje të Federatës Evropiane të Hendbollit falë paraqitjeve të nivelit të lartë, përkatësisht për shkak të kryerjes së punëve në përpikmëri të plotë me rregulloret. Ajo për gjyqtare të shtunën në Podgoricë i kishte gjyqtaret nga Greqia, Ioanna Christidi dhe Ioanna Papamattheou.
Te Mali i Zi hendbollistja më e mirë ishte shqiptarja Dijana Ujkiq (Ujkaj) që i shënoi pesë gola. Mali i Zi i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet dhe ka fituar grupin me 12 pikë. Është kualifikuar në Evropian. E dyta ishte Polonia, e treta Sllovaka dhe e katërta Italia.
Bajçinca është përzgjedhur për të kryer punën e delegates edhe në kampionatin evropian U-20 për meshkuj që mbahet këtë verë në Slloveni.