Italia – KOSOVA 26:26
Paraqitje e shkëlqyeshme e Kosovës në hapje të eliminatoreve për Botëror.
Pas një lufte shembullore deri në sekondën e fundit, kemi barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento. Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit. Të gjithë kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit.
Barazimi dramatik është festuar nga lojtarët tanë, që dhanë shembull si luftohet për ngjyrat e shtetit.