Barazim në Deçan

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes skuadrave Jusuf Gërvalla e Dukagjini. Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite në Deçan përfundoi me rezultat 31:31. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi e deri në fund. Skuadrat janë shkëputur deri në tri gola, por asnjëra skuadër nuk është dorëzuar dhe në fund i kanë ndarë pikët.
Arjeta Imeraj shënoi nëntë gola për skuadrën deçanase, ndërsa nga gjashtë i kishin Albana Berisha, Nurije Çekaj e Adelina Qufaj.
14 gola për Dukagjinin i shënoi Rina Bashota, ndërsa nëntë i kishte Erza Tafilaj.
Për Dukagjinin e Klinës është pika e parë këtë edicion. Jusuf Gërvalla ka dy fitore e dy barazime, përkatësisht gjashtë pikë.
Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së 15-të.
Samadrexha fitoi 25:21 ndaj Shqiponjës. Arlinda Maloku i shënoi 12 gola për Samadrexhën, ndërsa tetë gola te Shqiponja i shënoi Diellza Nuza.
Kastrioti fitoi bindshëm, 35:22, ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Lorena Matarova i shënoi nëntë gola për Kastriotin, kurse nga tetë i kishin Elza Reçica e Luljeta Sopjani. Edona Radoniqi i shënoi 12 gola për Vëllaznimin.

Lajme tjera