Barazim në derbi, Istogu mposht Prishtinën

Nuk ka dhënë fitues derbi i javës së 17-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Ndeshja mes Shqiponjës e Vushtrrisë u mbyll me rezultatin 26:26. Kjo ndeshje u luajt të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Pas pjesës së parë vendaset ishin në epërsi me një gol, 14:13, por në fund rezultati ishte i barabartë. Vushtrria kështu ka ruajtur epërsinë prej dy pikëve ndaj Shqiponjës. Udhëheq me 29 pikë, ndërsa Shqiponja e vendit të dytë i ka 27 pikë.

Sh. Fazlija me 12 gola ishte më efikasja te Shqiponja. Te Vushtrria u dallua Sh. Tahiri me tetë gola.
Në Gjakovë u luajt edhe ndeshja tjetër e javës së 17-të të Superligës A. Të dielen Istogu fitoi ndaj Prishtinës me dy gola dallim, 22:20. 8:7 ishte rezultati pas pjesës së parë. E. Kameri udhëhoqi Istogun me nëntë gola. Te Prishtina nga pesë gola i shënuan Q. Berisha e A. Stagova.

Istogu mbetet i treti me 25 pikë, ndërsa Prishtina në vend të katërt me 19 pikë.

Në Superligën B të shtunën u luajt ndeshja mes Samadrexhës dhe Kastriotit. Fitore shënuan ferizajaset me rezultat 28:21. Kastrioti është i pari me 18 pikë pikë. Ndeshja mes Dritës e Vëllaznimit luhet më 25 prill.

Shqiponja – Vushtrria 26:26 (14:13)

Shqiponja: Haxhosaj, Rudaku, Juniku 3, Nivokazi 1, Berisha 1, Fazlija 12, Mehmeti 5, Goqi, Malaj 4, Goqaj, Gashi, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Dobruna.

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Salihu, Shala 2, Avdiu 4, Zymberi, Preniqi, Mehmeti, Paci 5, D. Rrahmani 5, R. Gubetini, Kasumi 2, Svarqa, Tahiri 8, B. Rrahmani.

Istogu – Prishtina22:20 (8:7)

Istogu: Shehdadi, Avdylaj, Ujkiq, Bakiq, Berisha 1, Zogaj, Rrahmani, Fejzaj 1, Rugova 5, Halitaj, Shatri, F. Rexhaj 3, V. Rexhaj, Krasniqi 3, Kameri 9.

Prishtina: Uka, Krasniqi, Bregovina, Mekolli 1, Matarova 1, Berisha 5, Hashani 2, Ferataj 1, Stagova 5, Llapashtica, Hashani, Kurteshi 4, Zeqiri, E. Berisha, L. Berisha 1.

Lajme tjera