Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Barazojnë Vëllaznimi e Drita

Nuk ka dhënë fitues takimi i luajtur të dielen në Gjakovë në mes Vëllaznimit dhe Dritës së Gjilanit. 25:25 ishte rezultati i kësaj ndeshje të javës së dytë të Superligës A, përkatësisht të javës së 20-të kampionale. Pjesën e parë e fitoi Drita me rezultatin 17:13, por në të dytën u kthyen vendasit dhe në fund e morën një pikë. Vëllaznimi është i gjashti me 17 pikë, kurse Drita mbetet e katërta me 22 pikë.

L. Cula me shtatë gola ishte më efikasi te gjakovarët. R. Selmani udhëhoqi Dritën me 10 gola.

Të dielen mbrëma u luajt edhe një ndeshje tjetër e xhiros 20 në Superligën A. Në Gjilan, Kastrioti fitoi ndaj Zhegrës me rezultatin 33:21.

Ndërkohë në Superligën B, të dielen u luajt ndeshja e dytë e javës së 19-të kampionale. Samadrexha fitoi ndaj rivalit lokal, Vushtrrisë me rezultatin 36:34.

Të shtunën në Superligën A, Besa FamGas e fitoi derbin ndaj Prishtinës, ndërsa në Superligën B, Trepça mposhti Llapin.

Superliga A

Vëllaznimi – Drita 25:25 (13:17)

Vëllaznimi: Luzha, Hasi, Sadriu, Spahija, Mamusha 4, Gaxha 2, Fana, Nagavci, Kusari 1, Cula 7, Leka 5, Buza, Lluka 5, Haxhiavdyli, Rexha 1.

Drita: Sylejmani, Bunjaku, Azizi 4, Selmani 10, Misimi 3, Veliu, Mustafi 3, Er. Huruglica 1, E. Huruglica 4.

Zhegra – Kastrioti 21:33 (11:15)

Zhegra: A. Agushi, S. Haziri, Ad. Isufi 4, Aliu 3, B. Agushi 2, A. Haziri 8, Q. Isufi, Shaqiri 2, F. Isufi 2, Idrizi.

Kastrioti: Mehmeti 1, Dugolli, Syla 3, Rudari, Salihu 2, Dugolli 1, Rexhepi 1, Bislimi 3, Shabani 5, Haxhimusa 7, Ramadani 1, Hoxha 1, Mustafa 1, Ibrahimi 7.

Superliga B

Vushtrria – Samadrexha 34:36 (18:17)

Vushtrria: Pllana, Gubetini 9, Mehmeti 2, Jashari 3, Karaqa 3, Musa, Mejzini 8, Hyseni 2, Krasniqi 1, Ademi 3, Shabani 3, Buqinca.

Samadrexha: Sh. Maloku, Hyseni, F. Maloku 3, A. Maloku 8, Al. Maloku, Sopjani 1 , B. Maloku 1, Sadiku 3, D. Maloku 8, Bunjaku, Jashari 8.

Lajme tjera