Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Bëhet hapja zyrtare e Evropianit U18

Para ndeshjes mes Belgjikës dhe Kosovës, është bërë hapja zyrtare e Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë që po mbahet në kryeqendrën tonë.
Hapjen zyrtare e bënë nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi dhe përfaqësuesja e EHF-së, Leonor Mallozzi.
Idrizi e Mallozzi u kanë dëshiruar suksese Kombëtareve pjesëmarrëse, duke uruar që përvoja në Prishtinë të jetë e vlefshme për të gjithë lojtarët e rinj.
Evropiani U18 është ngjarja e radhës që iu besua FHK-së nga EHF-ja, falë bashkëpunimit shembullorë dhe organizimeve të shkëlqyera të federatës sonë.