Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar të martën mbrëma ndeshje të fazës grupore të Ligës Evropiane për hendbollistë. Dyshja vushtrriase drejtoi ndeshjen RK Nexe – Balatonfuredi KSE që u luajt në Nashice të Kroacisë. Fitore të thellë, 37:23, shënoi skuadra kroate, Nexe. Balatonfuredi është skuadër nga Hungaria.
Për delegat, Beqiri e Krasniqi e kishin Marjan Nachevskin nga Maqedonia e Veriut. Beqiri e Krasniqi, por edhe gjyqtarët tjerë kosovarë me thirrje të EHF-së, po delegohen nga java në javë në ndeshje të kupave evropiane.

Lajme tjera