Besa e Drenica fitojnë ndeshjet e para të javës së pestë

Të enjten është luajtur ndeshja e dytë e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Drenas, Drenica fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 33:22. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:15 në të mirë të drenicasve, ndërsa në pjesën e dytë diferenca u rrit. Për Drenicën ishte fitorja e dytë. Kjo skuadër aktualisht mbanë vendin e pestë me katër pikë. Samadrexha pësoi humbjen e pestë dhe është e fundit pa pikë. F. Klinaku me 11 gola udhëhoqi Drenicën. K. Maloku realizoi shtatë gola për samadrexhasit.

Ndeshjet e ja vës së pestë është dashur të luhen uikendin e kaluar, por janë shtyrë për shkak të ndeshjeve evropiane. Ndeshja e parë e xhiros së pestë është luajtur të martën në mes të Vushtrrisë dhe Besa Famgas. Fitore të pritur ka shënuar Besa, me rezultat 35:26. Besa udhëheq në tabelë me 10 pikë, ndërsa Vushtrria është e shtata me tri pikë.

Ndeshjet Trepça – Drita, Vëllaznimi – Prishtina dhe Zhegra – Kastrioti pritet të luhen më 30 tetor.

Vushtrria – Besa Famgas 26:35 (10:19)

Vushtrria: Pllana, Ahmeti 1, Emini, Hyseni 1, F. Jashari 5, Sadiku 5, Karaqa 5, M. Jashari 5, Abazxhiku 4.

Besa Famgas: Mehmeti, Vokshi 1, Broqi 5, Jupa 2, Y. Muqolli 6, Idrizi 5, D. Tahirukaj 7, Dr. Tahirukaj 3, Berisha, J. Muqolli 3, Tafilaj 3.

Drenica – Samadrexha 33:22 (18:15)

Drenica: Muqolli, Qorri 8, Zeka 3, Mehmeti 6, Haxhiaj, Klinaku 11, Hasani 1, Binaku, Lladrovci, Ademi 3, Karaqa 1, Hajrizi.

Samadrexha: A. Maloku 6, F. Maloku 1, S. Maloku, Sadriaj 1, Jashari 2, B. Maloku 5, Basholli, Sh. Maloku, Bunjaku, K. Maloku 7 .

Lajme tjera