Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionati i ri fillon më 17 shtator, ndërsa garojnë nëntë skuadra. Samadrexha ka hequr dorë nga garimi në Superligë dhe vazhdon garën në Ligën e Parë.
Kampione aktuale është Besa Famgas, që në fillim të edicionit sfidohet në Mitrovicë. Besa është mysafire e Trepçës dhe pritet një ndeshje interesante.
Interesant pritet të jetë edhe takimi Kastrioti – Vushtrria. Bëhet fjalë për dy skuadra të përforcuara që kanë pretendime në kampionatin e ri.
Deçani -Vëllaznimi dhe Rahoveci – Llapi janë dy ndeshjet tjera të xhiros së parë. Prishtina është e lirë.