Besa e Kastrioti të gatshme për derbin e stinorit

Të shtunën luhet derbi i stinorit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të javës së shtatë kampionale, nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë përballë do të jenë Besa Famgas e Kastrioti. Bëhet fjalë për dy skuadrat lidere, skuadrat e vetme që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Për shkak të goldallimit më të mirë pas javës së gjashtë Kastrioti është në vend të parë ndërsa Besa Famgas është e dyta. Të dy skuadrat i kanë nga 12 pikë dhe pritet të luftojnë për trofe këtë edicion së bashku me ndonjë skuadër tjetër.

Te Besa e Kastrioti janë të grumbulluar shumë prej lojtarëve më të mirë të vendit dhe për këtë pritet një ndeshje shumë e fortë e poashtu shumë cilësorë. Pritet që edhe interesimi të jetë në nivel dhe që në palestër të jenë prezent adhurues të hendbollit jo vetëm nga Peja e Ferizaj, por edhe nga qytete tjera të vendit.

Besa është kampion në fuqi, ndërsa ka kaluar edhe një kundërshtar evropian këtë edicion. Kastrioti poashtu ka kaluar kundërshtar evropian dhe më vonë këtë muaj luan sërish ndeshje evropiane. Klubi me nam ferizajas është organizuar fuqishëm për këtë edicion dhe synon të ndërprejë dominimin e Besës. Por te Besa janë të vendosur që të fitojnë trofe dhe kështu pritet një ndeshje cilësore që besohet se do të jetë reklamë e mirë për hendbollin kosovar në përgjithësi.

Në hije të derbit të stinorit luhen edhe ndeshjet tjera të javës së shtatë. Të shtunën janë edhe ndeshjet e Zhegra – Samadrexha (18:00). Të dielen luhen takimet Vëllaznimi – Trepça (17:00), Vustrria – Prishtina (17:00) e Drenica – Drita (14:00)

Në Ligën e Parë të meshkujve luhet java e pestë. Ndeshjet e javës së pestë janë: Lepenci – KEK-u (e diel, 15:00 në Obiliq), Ulpiana – Dukagjini ( e diele 15:00 )dhe Prizreni – Llapi (e shtunë, 19:00).

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …