Besa e pamposhtur në shtëpi në vitet e fundit, synon suksesin edhe ndaj Sesvetes

Prej vitit 2019, Besa Famgas nuk ka humbur ndeshje evropiane në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Kështu që me të drejtë pritet fitore e Besës edhe të dielën ndaj Sesvetes së Kroacisë. Por kampiones së Kosovës në hendboll i duhet fitore e thellë për të avancuar në Kupën Evropiane.
Në nëntor të vitit 2020, Besa Famgas i luajti në “Karagaçi” dy ndeshje me skuadrën boshnjake, Bosna Vispak Visoko. Fitoi 36:18 dhe 32:20 për të kaluar tutje. Më pas e mposhti edhe Borcin e Banjallukës, 24:22, por humbi me tri gola dallim në Banjallukë.
Në tetor të vitit të kaluar, Besa e mposhti Borcin në “Karagaçi” me rezultat 29:22 dhe kështu avancoi tutje, pasi ndeshjen e parë në Banjallukë e kishte humbur 28:25.
E mposhti më 28 nëntor të vitit të kaluar edhe skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda, 30:28. Por u mposht 29:26 në Rumani dhe nuk avancoi.
Sivjet, Besa fitoi 35:32 ndaj Helsinkit dhe kaloi në raundin e tretë të Kupës Evropiane, pasi ndeshjen në Finlandë e humbi 28:27.
Para një jave në Kroaci, Besa Famgas pësoi 31:23 nga Sesvete. Dhe tani synon fitore me nëntë gola dallim për të kaluar në raundin tjetër, që do të ishte sukses historik.
Ndeshja Besa Famgas – Sesvete luhet të dielën nga ora 19:00.

Lajme tjera