Besa e Prishtina fitojnë ndeshjet e para

Besa FamGas e Prishtina kanë bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në kampionatin e Kosovës në hendboll. Në ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit të Superligës së meshkujve, Besa të shtunën fitoi ndaj Dritës, ndërsa Prishtina ndaj Kastriotit. Besës e Prishtinës në ndeshjet e dyta, që i luajnë si mysafir, iu mjaftojnë barazimet për të kaluar në finale.

Kampioni aktual, Besa, fitoi shumë thellë ndaj Dritës së Gjilanit, me rezultatin 40:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:9 në të mirë të pejanëve, por në të dytën dallimi mes skuadrave ishte edhe më i madh. Besa ua dha rastin shumë lojtarëve të rinjë në këtë ndeshje pa rivalitet. Besa stinorin e rregullt e ka përfunduar në vendin e parë ndërsa Drita në të katërtin.

Vëllezërit Tahirukaj me 13 gola së bashku ishin më efikasët te Besa. Te Drita më efikasët ishin R. Selmani e Y. Sllamniku me nga tri gola.

Ndërkohë Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat31:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14. D. Terziqi ishte më efikasi te Prishtina me 11 gola. Dhjetë herë për Kastriotin shënoi K. Syla. Prishtina kampionatin e rregullt e ka përfunduar në vendin e dytë kurse Kastrioti në të tretin.

Te femrat, të premten u luajt ndeshja e javës së 19-të në Superligën A mes Shqiponjës dhe Prishtinës. Fitore me pesë gola dallim shënoi skuadra gjakovare. Rezultati në fund ishte 29:24 në të mirë të Shqiponjës. Me këtë fitore Shqiponja ka barazuar pikët me Vushtrrinë, që të dielen (nesër) është mysafir i Istogut. Kështu titulli do të vendoset në xhiron e fundit (20). Prishtina është e katërta me 19 pikë.

Në Superligën B të femrave, të shtunën u luajt ndeshja mes Dritës dhe Kastriotit. Fitore shënoi skuadra gjilanase me rezultat 29:26. Kastrioti është i pari në Superligën B me 20 pikë ndërsa Drita e dyta me 10 pikë. Ndeshja mes Samadrexhës e Vëllaznimit luhet të dielen (nesër).

Besa FamGas – Drita 40:13 (20:9)

Besa FamGas: Vokshi 3, Dukaj 3, Biljaka, Broqi 2, Jupa 3, Megjiq, Beqiraj, Dr. Tahirukaj 7, Dri. Tahirukaj 6, Ramosaj, Kukrika, Berisha, Tafilaj 1, J. Muqolli 5, Idrizi 5, Y. Muqolli 5.

Drita: Murtezi, Veliu 1, Mehmeti 2, Bunjaku 2, Sylejmani, Mustafi 2, Mehmeti, Selmani 3, Sllamniku 3.

Prishtina – Kastrioti 31:24 (14:14)

Prishtina: Kosteski, Krasniqi 1, Bajqinovci 6, Fetahu, Murtezi, Stoilov, Prekazi, Syla 8, Gashi, Terziqi 11, Shahini, Ademi, Visoka, Gjuka 5.

Kastrioti: Bytyqi, Selmani, Ramadani 2, Rexhepi, Mustafa, Hoxha 1, Shabani, Salihu 5, Dugolli 1, Syla 10, Haxhimusa 3, Rudari 2, Hajdini, Dugolli, Mehmeti.

Superliga A – femrat
Shqiponja – Prishtina 29:24 (14:11)

Shqiponja: Haxhosaj, Rudaku, Juniku 2, Nivokazi 2, Berisha, Mehmeti 5, Bajrami 1, Goqi 3, Malaj 6, Fazlija 10, Gashi, Ferizaj, E. Ferizaj, Goqaj, Nuza, Kuqi.

Prishtina: Uka, Krasniqi, Bregovina, Matarova, Stagova 7, B. Hashani 7, N. Hashani, Kurteshi, Prelvukaj 3, Berisha, Shala, Ferataj 3, Mekolli 2, Berisha 2, Halimaj, Neziri.

Superliga B
Drita – Kastrioti 29:26 (14:15)

Drita: Daku, Rrudhani 2, Kqiku 4, Vokshi 8, Krasniqi 12, Mustafa, Pajaziti 1, Arifi 2, Sadiku, Veseli.

Kastrioti: S. Reçica, Hoxha, Beqiri 6, Bajrami 3, Krasniqi, Saliu 3, Stagova 2, Çerkini 5, E. Reçica 5, Misini 2, Nuhaj, Rogova, Gurgurovci.

Lajme tjera