Besa e Prishtina nuk lejojnë befasi

Besa FamGas e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në javën e 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave janë luajtur të shtunën, ndërsa Besa e Prishtina kanë shënuar fitore të thella. Kampionia aktuale, Besa FamGas në Gjilan fitoi ndaj Dritës me rezultat shumë të lartë, 41:14. 24:4 ishin shifrat pas 30 minutave të parë. Ndërkohë Prishtina fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat të thellë poashtu, 42:20. Edhe në këtë ndeshje fituesi ishte i qartë pas pjesës së parë, që u fitua nga vendasit me 18:8.

Besa e Prishtina prijnë në tabelë me nga 34 pikë. Ndërkohë Drita pas një kohe të gjatë ka humbur pozitën e tretë. Është e katërta me 20 pikë. Samadrexha mbetet e parafundit me katër pikë.

Në vendin e tretë është ngritur Kastrioti i Ferizajt që fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 29:22. Vushtrria mbetet e teta me 13 pikë.

Përballjen e mesit të tabelës mes Trepçës dhe Vëllaznimit e fitoi skuadra gjakovare me rezultat33:27. Tani Vëllaznimi është i gjashtu me 16 pikë kurse Trepça bie në vendin e shtatë me 15 pikë. Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Zhegra që mposhti Llapin me 37:30. Zhegra është e pesta me 19 pikë kurse Llapi i fundit me dy pikë.

Llapi – Zhegra 30:37 (11:15)

Llapi: Mani, Idrizi 4, Havolli 2, Hasani 6, J. Mani 1, Abazi 2, Visoka 2, Beshiri 2, Hoxha 8, Muqiqi 1, Retkoceri, Bajrami, Haxhiu 2, Sejdiu

Zhegra: A. Agushi, Haziri, Idrizi, B. Agushi, Q. Isufi 2, Shaqiri 7, A. Isufi 4, F. Isufi 3, A. Haziri 11, Aliu 10, Ad. Isufi, L. Haziri

Trepça – Vëllaznimi 27:33 (10:16)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 6, Beqiri 3, Zhuri 2, Shala 3, Nuhi 2, Qela 2, Basholli 9, Voca, Pllana

Vëllaznimi: Luzha, Sadriu, Cula, Haxhiavdyli 1, Mamusha 5, Fana 2, Gaxha 4, Lluka 7, Spahija 1, Kusari 2, Leka 10, Nagavci 1, Buza

Vushtrria – Kastrioti 22:29 (10:13)

Vushtrria: Pllana, Gubetini 7, Mehmeti, Jashari 1, Karaqa, Musa 5, Meholli, Musa, Mejzini 2, Ademi 4, Hyseni 1, Sabani 2, Karaqa, Buqinca

Kastrioti: Mehmeti, Dugolli, Syla 3, Rexepi 2, A. Dugolli 3, Mustafa 2, Shabani 5, Hoxha, Bislimi,Salihu 10, Ramadani 1, Haxhimusa, Ibrahimi 4

Prishtina – Samadrexha 42:20 (18:8)

Prishtina: Kosteski, Gjuka, Murtezi 5, Shahini 7, Bajqinovci 2, Terziqi, Ademi 2, Zherka 1, Fetahu, Sula 9, Kastrati 10, Gashi 4, Esati, Stoilov 2

Samadrexha: F. Bunjaku, V. Bunjaku A. Maloku, Sopjani 3, B. Maloku 1, Sadiku 6, S. Maloku 3, Basholli 3, Sh. Maloku, Hyseni,F. Maloku 4

Drita – Besa Famgas 14:41(4:24)

Drita: A.Sylejmani, R.Selmani, D.Azizi, Q.Bunjaku, G.Misini, G.Veliu 4, L.Mustafi 3, H.Mehmeti, G.Murtezi 1, Er.Huruglica 1, E.Huruglica 5.

Besa Famgas: B.Idrizi 7, D.Idirizi 5, E.Gjuka 6, D.Tahirukaj 6, A.Kukrika 4, G.Biljaka, V.Broqi 1, B.Ramosaj 1,A.Tafilaj, Dr.Tahirukaj 4, T.Medic 2, K.Tetova, K.Jupa 7, F.Beqiraj, H.Berisha.

Lajme tjera