Dy ndeshje të javës së dhjetë të Superligës së hendbollistëve janë luajtur të dielen. Kampioni Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Trepçës në Pejë me rezultat 40:13. Pas pjesës së parë rezultat ishte 23:4. Me këtë fitore Besa është shkëputur në vendin e parë me 18 pikë. Nga 16 pikë iI kanë Kastrioti e Prishtina, kurse Drita i ka 14. Kastrioti ende nuk e ka luajtur ndeshjen e javës së dhjetë me Samadrexhën. Trepça është e parafundit me 5 pikë.
Më shumë rivalitet kishte në Gjilan ku u takuan Zhegra e Vëllaznimi. Fitore shënoi Zhegra me rezultat 34:30. Vëllaznimi ishte në epërsi pas pjesës së parë me rezultat 16:15, por në pjesën e dytë zhegrasit arritën te fitorja. Zhegra është e shtata me 7 pikë kurse Vëllaznimi i pesti me 8 pikë.
Besa Famgas – Trepça 40:13 (23:4)
Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 4, Vokshi 5, Broqi 4, Y. Muqolli 3, Tetova 1, D. Idrizi 5, D. Tahirukaj 7, Dr. Tahirukaj 8, Ramosaj 2, Berisha, Tafilaj 1.
Trepça: Y. Beqiri 1, E. Beqiri 1, Shala 1, Terziqi, Tahiri, Shabani 4, Qabra 2, Fejzullahu, Voca 1, Pllana 3.
Zhegra – Vëllaznimi 34:30 (15:16)
Zhegra: Murseli 1, Jakupi, A. Isufi 12, Haziri 6, Agushi 5, Aliu 6, M. Murseli 4, L. Haziri, F. Isufi, Kurexhaj.
Vëllaznimi: Curri, Luzha, Rama 3, Rexha 7, Neziri 4, Mamusha 3, Halili, Fana 9, Gaxha 4.