Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa eliminohet përkundër lojës së madhe në Rumani

Besa Famgas ka shfaqur ndeshje të madhe në Rumani, por megjithatë është mposhtur nga Potaissa Turda.
Skuadra e madhe rumune fitoi 29:26 dhe kështu avancoi në Kupën Evropiane. Besa ndeshjen e parë të luajtur në Pejë e fitoi me dy gola dallim.

Pejanët të dielën e hapën më mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi bindëse. Por lojtarët me përvojë të Turdas u kthyen gradualisht dhe pas 30 minutave lojë rezultati ishte 13:12 për nikoqirin.
Në pjesën e dytë lojë ishe e hapur. Në minutat e fundit epërsi e Potaissas ishte tri gola. Besa shpërdoroi disa raste për t’u afruar në dy gola.

Në përgjithësi ishte një paraqitje e fuqishme e kampiones sonë, ndaj një skuadre të madhe rumune. Të kujtojmë që Turda tri vjet më parë e fitoi Kupën Sfiduese.
Me 11 gola të shënuar, Nikola Prce ishte më efikasi te Besa Famgas.

Lajme tjera