Besa Famgas nuk ka lejuar befasi të shtunën mbrëma në Podujevë.
Besa e Pejës e ka fituar ndeshjen e mbetur ndaj Llapit me rezultat 47:32. Ndeshja e xhiros së gjashtë ishte shtyrë për shkak të aktiviteteve evropiane të ekipit pejan.
Olsi Mulaj e Agon Bajqinovci i shënuan nga 11 gola për Besa Famgasin. Nëntë i kishte Jon Vokshi e shtatë Edonis Hajra.
12 gola për Llapin i shënoi Blerton Hasani. Nga pesë i kishin Endrit Havolli e Fatlum Hasani.
Besa Famgas e shënoi fitoren e pestë. Me 10 pikë renditet e treta. Llapi është i parafundit me katër pikë.