Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas e Istogu kërkojnë titullin, Kastrioti e Vushtrria të barazojnë rezultatin

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e dyta finale të plejofit në të dy konkurrencat. Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj prej orës 18:00 takohen Kastrioti e Besa Famgas. Besa ka fituar ndeshjen e parë finale në Pejë dhe me fitore apo barazim e siguron titullin e kampionit, që do të ishte i gjashti me rradhë. Besa udhëton për fitore, por fitoren e kërkojnë edhe ferizajasit për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshje dhe kështu të sigurojnë edhe takimin e tretë. Pritet ndeshje e fortë e dramatike.

Në Vushtrri nga ora 17:00 takohen KHF Vushtrria e KHF Istogu. Istogu fitoi bindshëm finalen e parë dhe synon të fitojë në Vushtrri titullin e parë të kampionit. Te Vushtrria kanë premtuar maksimumin për të shënuar fitore dhe për të dërguar finalen e plejofit në ndeshjen e tretë.

Lajme tjera