Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas e Prishtina kërkojnë finalen, Trepça e Kastrioti shpresojnë në befasi

Me turneun final të Kupës së Kosovës përfundojnë garat për skuadrat elitare të hendbollistëve. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës janë të premten (nesër), në palestrën e qytetit në Istog.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Prishtina e Kastrioti. Kjo ndeshje është prej orës 15:00. Prishtina ka luajtur edhe në finale të plejofit dhe llogaritet favorite ndaj skuadrës ferizajase. Por Kastrioti natyrisht do të jap më të mirën në kërkim të suksesit.

Prej orës 17:00 është gjysmëfinalja e dytë. Takohen Trepça e Besa Famgas. Skuadra pejane Besa Famgas ka fituar titullin e kamionit dhe synon edhe Kupën e Kosovës. Besa ka fituar të gjitha ndeshjet këtë edicion dhe është favorite e madhe ndaj mitrovicasve. Trepça ishte ndalur në gjysmëfinale të plejofit në Superligë dhe angazhimi nuk pritet të mungoj në tentim për paraqitje të suksesshme.

Lajme tjera