Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas e Vushtrria me fitore bindëse

Nuk ka pasur befasi të shtunën në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ashtu si pritej, Besa Famgas ka fituar bindshëm ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Ndeshja në Pejë përfundoi 42:30 për Besën.
Te Besa u shqua i riu Olsi Mulaj me 13 gola. Ardi Halili i shënoi 11 gola për Vëllaznimin. Besa është përforcuar në pozitën e parë, ndërsa Vëllaznimi mbetet i shtati.
Në kuadër të xhiros së 17-të, të shtunën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Deçani. Vushtrria fitoi me rezultat 31:19.
Halim Miftari ishte më efikasi te Vushtrria me pesë gola. Pesë gola i kishte edhe Fatlind Mazrekaj i Deçanit.
Dy ndeshje tjera të xhiros së parafundit të pjesës së rregullt të kampionatit luhen të dielën.

Lajme tjera