Besa Famgas fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit

zyrtaret e federates duke e udhehequr shortin e superliges

Besa Famgas e nisë me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti i tërhequr të premten ka përcaktuar që Besa Famgas e Trepça të takohen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë të stinorit 2020/2021 luhen më 10 e 11 tetor.

Ndeshjet e xhiros së parë janë: Prizreni – Kastrioti, Prishtina – Llapi, Zhegra – Drenica, Vushtrria – Vëllaznimi, Besa Famgas – Trepça.

Shortin e kanë tërhequr komesari i garave, Istref Sadriu dhe administratori, Muhamet Arifi.

Lajme tjera