Besa Famgas fiton derbin dhe shkëputet në krye

Besa Famgas ka bërë hapin e madh drejt sigurimit të pozitës së parë në tabelë për plejofin në Superligën e Kosovës në hendboll.

Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar derbin e xhiros së 25-të ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 32:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 për Besën. Derbi më i madh i hendbollit kosovar u luajt të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Në një atmosferë të bukur sportive, para një numri të konsiderueshëm shikuesish, u luajt një ndeshje e fortë dhe u shfaq hendboll cilësor.

Ekipi vendas u shkëput herët në rezultat, por ferizajasit nuk u dorëzuan dhe pjesa e parë përfundoi me vetëm një gol dallim për Besën. Në fillim të pjesës së dytë Kastrioti kishte epërsi prej një e dy gola, por më pas shifrat u barazuan. Pas minutës së 45-të epërsia e Besës shkoi duke u rritur dhe ndeshja nisi të vendosej. Në fund fitorja e Besës ishte me pesë gola dallim.

Besa tani prinë e vetme në tabelë me 46 pikë dhe thuajse ka siguruar pozitën e parë për plejof. Kastrioti mbetet i dyti me 44 pikë, ndërsa Prishtina e treta me 38 pikë.

Prishtina – Vëllaznimi 38:20 (19:11)

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Krasniqi 3, Basholli 1, Abazi 1, Bajqinovci 5, Fetahu 7, Visoka 1, Hoxha 1, Shahini 1, Beshiri 10, Gjuka 4, Kastrati 3, Kuleta 1, Batatina.

Vëllaznimi: Luzha 1, Brahushi, Rama 2, Bardhoku 1, Neziri 4, Rexha 1, Halili 1, Gaxha 2, Mamusha 3, A. Hoti, Hoti, Spahija 5.

Besa Famgas – Kastrioti 32:27 (14:13)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 1, Y. Muqolli, Gjuka 6, Jupa 6, Tetova, Dr. Tahirukaj 5, Dri. Tahirukaj 8, Ramosaj, Berisha, Çuziq 1, Bislimi, J. Muqolli, Kukrika 5.

Kastrioti: Curri, Syla, Zherka 1, A. Dugolli 2, Terziqi 8, Ramadani 3, Prekazi 4, Rudari, Mustafa, Esati, D. Dugolli, Bassomben 7, Rajatoski 2, Selmani, Bytyqi.

Lajme tjera