Besa Famgas e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll. Të enjten pasdite në Istog, Besa e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 36:29. Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën skuadra pejane e dominoi plotësisht.
Besa në edicionin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Ndërkohë tani ka fituar trofeun e parë të edicionit 2022/2023.
Trofeun e Superkupës, kapitenit të Besa Famgas, Egzon Gjuka, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.
Superkupa po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Prej këtij viti Superkupa do të jetë tradicionale.