Besa Famgas fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Skuadra pejane, Besa Famgas, e ka fituar turneun memorial “Jeton Tërstena – Tota”. Turneun kushtuar heroit Jeton Tërstena e organizon tradicionalisht KH Vushtrria.
Turneu u zhvillua të dielën, ndërsa morën pjesë KH Vushtrria, Besa Famgas, Prishtina e Trepça. Turneu kushtuar ish-hendbollistit u zhvillua në Samadrexhë.
Në gjysmëfinalen e parë, Besa Famgas e mposhti Vushtrrinë me rezultat 34:20. Gjysmëfinalja tjetër mes Prishtinës dhe Trepçës përfundoi me fitoren e ngushtë, 25:24 të prishtinasve.
Kështu në finale kaluan Besa Famgas e Prishtina. Skuadra kampione, Besa Famgas, fitoi me rezultat 40:27.

Lajme tjera